Ministri i Ekonomisë dhe Punës zhvilloi një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të
Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), z. Gilbert Houngbo, me të cilin diskutuan
për bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm midis Maqedonisë së Veriut dhe ILO-s.
Ministri e informoi për reformat në vazhdim në fushën e punës, duke përfshirë
përgatitjen e pesë ligjeve të reja, nisjen e një projekti të ri për promovimin e sigurisë dhe
shëndetit në punë, vazhdimin e aktiviteteve që lidhen me Garancinë Rinore, si dhe
progresin në funksionimin e Këshillit Socio Ekonomik.
Po ashtu u theksua angazhimi i vendit tonë për zbatimin e Konventës 190 të ILO-s, si
dhe prioritetet kryesore si: migrimi i fuqisë punëtore, barazia gjinore, puna në platforma,
vendet e gjelbra të punës dhe mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
ads.tetovasot.com
ads.tetovasot.com