Ministri i Jashtëm bullgar, Georg Georgiev, foli sot mbi temën e Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhënieve fqinjësore midis dy vendeve. Ai deklaroi se “po përshkallëzohen fjalimet” nga RMV.

“Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin në fjalimeve të fqinjëve tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, sepse kjo tregon mungesë të të kuptuarit të proceseve evropiane dhe një shmangie të mundshme të përgjegjësisë. Sofja dhe Shkupi nuk kanë një çështje të hapur”, theksoi Ministri i Jashtëm, raportojnë mediat bullgare.

Ai tha se “gjithçka që kërkohet prej tyre po bëhet, si dhe nga anëtarët e Parlamentit Evropian”.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

“Shqetësimet e Bullgarisë janë marrë në konsideratë. Përmbajtja diplomatike nga ana jonë nuk duhet të ngatërrohet me mosveprimin”, shtoi Georgiev, duke shprehur mendimin se Bullgaria nuk duhet të sillet si një “shtet histerik”.

Dje, para ambasadës së RMV-së në Sofje u mbajt një protestë, e organizuar nga krahu rinor i partisë joparlamentare bullgare OBRM-BND. Protesta ishte për dënimin me burgim me kusht prej një viti për kryetarin e klubit të shuar bullgar “Ivan Mihajlov”, Ljupço Gjorgievski.

Protestuesit vendimin e Gjykatës Themelore në Manastir e quajtën “ekskluzivisht politik” dhe kërkuan një “përgjigje adekuate” nga shteti bullgar kundër fqinjit të tij dhe kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.