Ministri Limani udhëtoi për në Bruksel me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Programin e BE-së: “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat”

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, udhëtoi për në Bruksel me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes Ndërkombëtare për Pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Programin e Bashkimit Evropian “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat” (Citizens, Equality, Right and Values – CERV).
Programi i tillë ofron mbështetje strukturore në përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, në luftën kundër diskriminimit dhe përfshirjen e kategorive të cenuara.
Anëtarësimi në Programin “Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat” paraqet hap të rëndësishëm në harmonizimin me standardet e BE-së dhe integrimin e vendit tonë në të – po ashtu, kontribuon drejtpërdrejt në përmbushjen e kërkesave të kapitujve 23 dhe 24. Krahas kësaj, ky nuk është vetëm një proces i miratimit të zgjidhjeve ligjore, por mbi të gjitha, transformim i vlerave shoqërore, si dhe krijim i një shoqërie gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe demokratike.
Programi u ofron mbështetje financiare organizatave të shoqërisë civile, me çka u mundësohet të aplikojnë për grante, për projektet, të cilat e mbështesin barazinë, tolerancën, si dhe të drejtat e njeriut. Programi gjithashtu e mundëson sendërtimin institucional. Qeveria dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale mund të përdorin mbështetje për t’i përmirësuar kapacitetet e tyre në mbrojtjen e të drejtave fundamentale.
Ky program, gjithashtu kontribuon në promovimin e mosdiskriminimit, në luftën e përforcuar kundër pabarazisë gjinore dhe dhunës, si dhe në zbatimin e rekomandimeve të Konventës së Stambollit.