LSDM vazhdon rrugën e shkatërrimit dhe krijimit të dezinformatave në dëm të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Presim qasje më konstruktive, jo për shkakun tonë, por në inteeres të së mirës së shtetit. Por, deri më tani, përveç sabotimit në baza të politikës ditore, nuk pamë asgjë tjetër. Shpresojmë se do t’ia dalin ta tejkalojnë veten, dhe, në interes të qytetarëve, të tentojnë të jenë më kooperues në të ardhmen, reagojnë nga Ministria e Drejtësisë ndaj pohimeve të LSDM-së se ky institucion e saboton agjendën reformuese.

Ne, si Ministri e Drejtësisë, thonë nga atje, mbetemi të përkushtuar në reformat – jo në interes të individëve apo grupeve të ngushta, por sepse atë ua kemi borxh qytetarëve. Shpresojmë, theksojnë, se një ditë edhe LSDM do të arrijë ta shohë atë.

Sipas Ministrisë, gjatë punës, gjatë muajve të kaluar janë shqyrtuar komente të shumta nga partitë politike, përfshirë edhe ato të LSDM-së – edhe pse ishin parashtrtuar tejet vonë – si dhe komente nga qytetarë të interesuar dhe ekspertë të shumtë juridik. Askush, thonë nga MD, nuk do të lejojë marrëveshje politike dhe prëzierje në institucionet gjyqësore.