Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, institucioni i parë publik me ueb faqe të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve është institucioni i parë publik me ueb faqe plotësisht të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me Direktivën Evropiane EN 301 549 dhe standardet WCAG 2.1.
Ky është një hap historik drejt përfshirjes digjitale dhe barazisë. Me mbështetjen e ekipit AccessWay, kemi mundësuar që ueb faqja të jetë e qasshme për të gjithë përdoruesit, përfshirë personat me aftësi të kufizuara vizuale, motorike apo kognitive.
Kjo arritje e jashtëzakonshme jep një mesazh të fuqishëm – Përfshirja fillon me qasjen!
Ministria u bën thirrje të gjitha institucioneve publike të ndjekin këtë shembull frymëzues.
Së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri dhe një të ardhme më të drejtë, më të barabartë dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë.
Vizitoni: www.mtsp.gov.mk