Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tenton ta shes ujin e pijshëm pasi i shiti Monopollin, NPK-në, Ndriçimin Publik dhe parkingjet.
Këtë alram e ka dhënë gazetari Rami Mislimi i cili në një status në Facebook thotë se duhet urgjentisht të ndalet çmenduria e Bilall Kasamit pasi tenton ta shes edhe ujin e pijshëm dhe tetovarët do të paguajnë ujin e pijshëm sa një litër naftë.
Ja statusi i tij i plotë:
Çmenduria e Bilall Kasamit duhet të ndalet urgjentisht!
E shiti Monopolin.
E shiti NPK-në.
E shiti ndriçimin publik.
I shiti parkingjet.
Tani ka dalë hapur: po tenton të shesë edhe ujin e pijshëm të Tetovës.
Po flasim për ujin, pasurinë më jetike për çdo qytetar. Jo thjesht një shërbim, por vetë jeta!
Nëse nuk ndalemi sot, me Bilallin uji i pijshëm do të kthehet në luks.
Si në shkretëtirën e Arabisë, një litër ujë do të kushtojë sa një litër naftë.
Tetovarët do të detyrohen të paguajnë për ujin që u përket – për dekada me radhë!
Bilalli nuk po administron – po shet, po shkatërron, po rrënon!
Faktet janë të zeza mbi të bardhë:
Monopoli u shit për 7 mijë euro!
Ndriçimi publik u dha kompanisë private me kontratë që e dëmton komunën me 15 milionë euro humbje për 15 vite.
NPK-ja, zemra e shërbimeve komunale, iu dorëzua “Saubermacher”-it me kontratë skandaloze, pa transparencë.
Parkingjet u shitën më lirë se një banesë në qendër të Tetovës.
Dhe tani… uji!
Jo! Mjaft! Boll më!
Uji nuk është mall për t’u shitur.
⚫️Tetova nuk është pronë private!
⚫️Bilall, ti nuk ke për ta shitur këtë herë.
Do të të zërë sharra në gozhdë!
⚫️Mos e provo fatin, populli nuk fle më