Në këto momente, kur Koçani dhe e gjithë Maqedonia ende ndjejnë dhimbjen nga tragjedia që tronditi vendin tonë, Qeveria mbetet e përkushtuar që askush të mos mbetet i vetëm. Çdo njeri, çdo histori, çdo nevojë – janë të rëndësishme.

Konferenca e sotme për shtyp i dedikohet para së gjithash të lënduarve dhe më të afërmve të tyre – personave që po trajtohen në spitalin e Koçanit dhe që po përballen me pasoja që kërkojnë durim, forcë, por edhe mbështetje sistematike.

Jemi të vetëdijshëm se deri më tani janë ndërmarrë më shumë aktivitete – kujdes urgjent shëndetësor, mobilizim institucional, mbështetje financiare dhe logjistike, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm se ekzistojnë segmente që mbeten ende të domosdoshme. Prandaj, po nisim një aktivitet të ri, në përputhje me atë që kemi premtuar: mbështetje të vazhdueshme, të organizuar, sistematike dhe humane.

Po vendosim një linjë të re telefonike për komunikim të drejtpërdrejtë, e cila do të menaxhohet nga Zyra e Kryeministrit dhe do të jetë aktive nga e hëna, më 09.06, dhe do funksionojë pa ndërprerje që të jetë e qasshme për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre.
Ky numër telefoni është një kanal i ri për komunikim të drejtpërdrejtë me të lënduarit dhe familjet e tyre.
Marrja e këtyre aktiviteteve nuk është rezultat i ndonjë vendimi të marrë në zyrë – ato janë rezultat i komunikimit të drejtpërdrejtë në terren, veçanërisht nga ana e grupit të punës për vlerësimin e të lënduarve, i cili gjatë periudhës së kaluar ka punuar në kontakt të drejtpërdrejtë me familjet dhe me ekipet mjekësore. Çdo sugjerim dhe çdo apel i paartikuluar – janë marrë parasysh dhe janë integruar në këtë fazë të re të mbështetjes.

Në fazën e parë, i ftojmë të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre të na telefonojnë, të paraqesin kërkesat që kanë, propozimet dhe nevojat konkrete. Kjo linjë nuk do të jetë vetëm një kontakt – por një kanal i gjallë komunikimi, përmes të cilit do të mbahet koordinim ditor, javor dhe mujor, me informim të rregullt dhe me qasje të personalizuar për secilin rast.
Sigurisht që do të shtrohet edhe pyetja: pse kjo po bëhet tani?

Sepse kjo Qeveri beson se mbështetja nuk duhet të jetë e njëhershme, por duhet të jetë një proces. Sepse e dimë se gjendja shëndetësore dhe psikologjike e të lënduarve ndryshon çdo ditë – dhe se para së gjithash, u është dashur kohë që t’i përkushtohen rikuperimit të tyre. Kur janë në gjendje rikuperimi dhe kur paraqesin kërkesa dhe nevoja të reja, ne jemi plotësisht të gatshëm t’u dalim në ndihmë për të gjitha çështjet e tjera, me një mekanizëm të strukturuar, të hapur dhe të qasshëm.

Të nderuar qytetarë,
Kjo është edhe një dëshmi e angazhimit tonë: të qëndrojmë pranë njerëzve, me mbështetje të përgjegjshme dhe konkrete. Ky është detyrimi ynë – prani e përkushtuar dhe e vazhdueshme e institucioneve, aty ku është më e nevojshme.