Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seanca dëgjimore lidhur me vrasjes në lokalin “Cobra City”.

Prokuroria e rastit paraqiti prova të reja edhe videoincizime të cilat, sipas saj dëshmojnë se në ngjarjen tragjike ndodhi brenda një periudhe prej më pak se dy minutave.

Prokuroria e rastit ka deklaruar se vrasja në lokalin “Cobra City” është kryer brenda një kohe shumë të shkurtër, për më pak se dy minuta.

“Kjo është paraqitja e shkurtuar ndryshe, video është më e gjatë se një orë.

Pjesa tjetër, përveç rrugës, nuk vërteton diçka tjetër”, tha prokurorja e çështjes gjatë seancës së sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në seancë u prezantua një videoincizim i siguruar nga pompa “Shell”, ku shihet se vetura e tipit Audi, në të cilën ndodhej i akuzuari Dibran Hoxha, ka hyrë në orën 04:10:09.

“Po ashtu kemi pas mundësi me vërejt që 1 minutë pasi ka hyrë në lokal, automjeti është larguar. Kjo dëshmon që gjithë ngjarja ka zgjatur më pak se 2 minuta – fjala është për vrasjen, natyrisht”, u tha më tej në deklaratën e prokurorisë.

Avokati mbrojtës i Dibran Hoxhës thotë se nëse merret distanca nga diskoteka “Stop” ku ka qëndruar i akuzuari i bie qe diku 30 minuta ka zgjatur gjithë udhëtimi. Sipas tij, gjatë rrugës kanë lënë mysafirë të ndryshëm në vendet e tyre, është e pamundur që nga diskoteka “Stop” deri te “Kobra City” të arrihet ajo distancë.

Tutje, ai ka propozuar që kjo provë mos të pranohet sepse sipas tij është jo reale.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com