Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët veriore erë e fuqishme veriore, e cila do të shkaktojë rënie të temperaturës ditore për tre deri pesë për qind. Pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 12 deri 19, ndërsa ajo maksimale prej 27 deri 36 gradë.
Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa pasdite erë e fuqishme veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 32 gradë.
DPHM informon se prej sot e deri të mërkurën në orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Pastaj do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm, ndërsa temperaturat e ditës nuk do të ndryshojnë.