Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira lokale deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 31 deri në 39 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 39 gradë. Nën ndikimin e masës ajrore të nxehtë nga jugu prej nesër deri të premten moti do të jetë shumë i nxehtë.

Temperatura ditore do të jetë mbi 30 gradë, ndërsa në disa vende pritet të kalojë dhe 40 gradë Celsius. Vlera e indeksit UV do të arrijë 9.

Të premten pasdite dhe në mbrëmje do të ketë paraqitje të paqëndrueshme lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa ulje të temperaturave për disa shkallë pritet në ditët e fundjavës ku do të fryjë erë e fuqishme veriore.