Moti sot do të jetë diell dhe shumë nxehtë me vranësira lokale të vogla deri mesatare. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes, në disa vende do të ketë paraqitje të jostabilitetit me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima, lokalisht në formë stuhie me reshje intensive, erë të fortë, vetëtima dhe paraqitje të breshërit.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 32 deri në 40 gradë.

Në Shkup, mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë nga drejtimi verior. Pasdite dhe në mbrëmje, në disa pjesë të fushëgropës do të ketë jostabilitet me reshje të rrëmbyeshme shiu, vetëtima dhe erë të përforcuar, përkohësisht në formë stuhie.
Temperatura minimale do të bjerë deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 39 gradë.

Gjatë fundjavës do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu, e cila do të shkaktojë ulje të temperaturave ditore për 5-7 gradë krahasuar me temperaturat e sotme.
Nga e hëna, temperaturat ditore do të jenë sërish në rritje të lehtë.