Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 7 deri në 15 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 25 deri në 33 gradë.
Në Shkup, moti pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperatura minimale do të bie në 13, ndërsa maksimale do të arrijë 33 gradë.
Gjatë ditëve të ardhshme vijon periudhë moti me diell dhe të ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Drejt fundit të javës do të ketë kushte për jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.