Mëngjesin e sotëm rreth një motoskaf është përfshi nga flakët në ujërat e liqenit të Ohrit.

Sipas policisë së Ohrit, zjarri shpërtheu kur motoskafi ka zbarkuar në kanalin e Studençishtës, pas çka zjarri është përhapur me shpejtësi.

Brenda ndodhej vetëm një person që nuk u lëndua. Në motoskaf janë shkaktuar vetëm dëme materiale kurse aty pranë ndodheshin tre mjete të tjera lundruese.

Shkaku jozyrtar i zjarrit është defekt në instalimin elektrik. Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u shua.

Dëshmitarët okularë thonë se është shumë fat që nuk ndodhi katastrofë më e madhe, sepse qindra mjete lundrimi, varka, motoskafe, katamarana, qëndrojnë në kanal, të mbushura me njerëz pranë njëra-tjetrës dhe të cilat, në mungesë të marinës, zbarkojnë në këtë pjesë të liqenit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume