Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se, deri në këtë moment, gjithsej 22 persona kanë kërkuar asistencë për të lënë territorin e Izraelit dhe për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut, si dhe anëtarë të ngushtë të familjeve të tyre..

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë aktivitete për evakuimin e tyre të shpejtë dhe transferimin në një vend të sigurt, nga ku do të organizohet kthimi i tyre në vend. Theksojmë se përfaqësia diplomatiko-konsullore në Tel Aviv është në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme po punon aktivisht për sigurimin e të gjitha kushteve të nevojshme për kthimin e tyre të sigurt”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Paraprakisht, ministria apeloi te të gjithë shtetasit të shmangin udhëtimet drejt vendeve të këtij rajoni deri në përmirësimin e situatës së sigurisë.

Po ashtu, nga atje informuan se, është formuar një shtab krizash i cili po ndjek situatën në vazhdimësi dhe është i disponueshëm 24 orë në ditë për të gjitha nevojat që lidhen me ndihmë, mbështetje dhe asistencë.