Grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë së Veriut, është larguar nga Tel Avivi mëngjesin e sotëm në drejtim të Egjiptit. Këtë e ka konfirmuar Ministria për Punë të Jashtme (MPJ), e cila ka njoftuar se grupi i parë prej 8 shtetasve pas mbërritjes në Sharm El Shaik do të niset drejt Maqedonisë së Veriut.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

“Ju informojmë se grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë së Veriut, e lëshoi Tel Avivin dhe u drejtua drejt kufirit me Egjiptin. Prej atje, pritet që të merren me makinë dhe të transportohen në Sharm El Sheik, prej ku përmes rrugës ajrore, me avion në pronësi të Qeverisë, do të transportohen në territorin e shtetit tonë”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Në grupin e parë të evakuimit të shtetasve të Maqedonisë së Veriut janë 4 fëmijë dhe 4 të rritur. Ministri i Jashtëm Timço Mucunski një ditë më parë tha se gjithsej 28 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë kërkuar ndihmë për evakuim nga zonat e konfliktit në Izrael, por grupi i dytë pritet ta lëshojë territorin e Izraelit dhe të niset drejt vendit tonë, menjëherë pas vendosjes së linjës së rregullt ajrore nga aeroporti i Tel Avivit. Ndërkohë vazhdojnë të jenë të disponueshëm numrat në Ministrinë e Jashtme dhe në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Izrael, ku shtetasit tanë mund të kërkojnë ndihmë. Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të përmbahen dhe të mos udhëtojnë drejt Izraelit dhe Iranit.