Sekretari Organizativ i Alternativës dhe anëtari i kryesisë VLEN, Bashkim Murtezi në podcastin Fol me Nexhat Aqifin në Tv Festa ka paralajmëruar se shumë shpejt do të funksionalizohet lehtësimi i kalimit kufitar në Tabanoc.
Ky lajm që është në dobi të mërgatës tonë ishte edhe një kërkesë e kahmotshme në këtë pikë kufitare, por edhe në pikat tjera kufitare.
“ Jam shumë i sigurt se para fillimit të ardhjes së mërgatës për në vendlindje do të funksionalizohet edhe në Tabanoc edhe në disa pika tjera kufitare gjegjësisht kalime kufitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Unë kam qenë në vitin e kaluar gjatë kohës kur mërgata ishte në vizitë këtu dhe e di se çfarë problematike ka pasur në vendkalimin kufitar në Tabanoc. Prandaj edhe ju kemi qasur shumë seriozisht, në vend se me bërë politika ditore dhe muhabete e kuluareve dhe podcasteve të ndryshme, ne jemi marr me zgjidhjen e problemeve reale me të cilat ballafaqohen qytetarët. Dhe shumë shpejt edhe në Tabanoc do ta kemi lehtësimin e kalimeve kufitare”, deklaroi Murtezi.

Murtezi: Është i saktë paralajmërimi i Zeqirija Ibrahimit, para zgjedhjeve lokale do të punësohen mbi 2500 të rinj shqiptarë
Sekretari Organizativ i Alternativës dhe anëtari i kryesisë VLEN, Bashkim Murtezi në podcastin Fol me Nexhat Aqifin në Tv Festa ka komentuar deklaratën e liderit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi se para zgjedhjeve lokale do të punësohen mbi 2500 shqiptarë.
“ Atë që e ka paralajmëruar kryetari Zeqirija Ibrahimi është e saktë. Ne këto vlerësime i kemi bërë së bashku me partnerët e koalicionit në Qeveri kur kemi vlerësuar nevojat e përgjithshme të institucioneve shtetërore gjegjësisht për forcë punëtore për administratë. Dhe kemi ardhur deri te një numër i cili do të ishte i nevojshëm për angazhim në këto institucione. Dhe duke e marrë atë 25 %, me plot të drejtë kryetari Zeqirija Ibrahimi thotë se do të ketë një numër të caktuar, tash a 2500 apo 2593. Tash unë mund të flas edhe më saktë”, deklaroi Murtezi.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Murtezi: Në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë do të punësohen 39 personel mjekësor me vendime pune
Sekretari Organizativ i Alternativës dhe anëtari i kryesisë VLEN, Bashkim Murtezi në podcastin Fol me Nexhat Aqifin në Tv Festa ka komentuar rastin e kthimit në punë të personelit mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë.
Ai ka paralajmëruar se në këtë institucion do të punësohen 39 persona me vendime të përhershëm pune.
“ Unë nuk po dua të futem në detaje. Por të gjitha këto e demantojnë atë çfarë e thotë BDI-ja. Para një viti, gjegjësisht para Vitit të Ri, nëntor-dhjetor nëse nuk gaboj, kur nga Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë për shkak të respektimit gjegjësisht mos respektimit të ligjeve nga pushteti i kaluar, në aspektin e votave janë manipuluar 29 të punësuar atje dhe kanë punuar me kontrata në formë jashtë ligjore. Ne sot kemi marr vendim dhe të gjithë ata njerëz kanë kontrata dhe me kontribute të paguara dhe me sistem ligjor. Të punësuar që i kemi kthyer në punë. Plus kësaj, edhe të gjithë këta të cilët tash janë punësuar 29 dhe unë po paralajmëroj se do të jetë 39 numri i të punësuarve në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë, të gjithë këto pastaj do të kanë vendime për marrëdhënie të rregullta pune”, deklaroi Murtezi.

A e mbani mend ministrin e BDI-së kur krenohej para mediumeve: U mësova të flas maqedonisht!
Para disa kohësh në Maqedoninë e Veriut na ishte një ministër i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini që fliste anglisht në shtëpi, në rrugë dhe në institucione shtetërore.
Njëherë e një kohë, në një press konferencë për media, para mediumeve ministri i BDI-së, deklaroi me krenari në gjuhën maqedonase:
„Ве разбирам многу добро. Можам да се изразувам многу добро ако сакате да знаете. Се научив полека, нормално“!
Që në shqip i vjen: “Ju kuptoj shumë mirë. Mund që të shprehem shumë mirë nëse dëshironi ta dini. Normalisht, u mësova ngadalë”!