Një prezervativ i rrallë nga shekulli XIX, që besohet se është prodhuar nga apandesiti i një deleje dhe që mund të ketë shërbyer si suvenir në ndonjë bordello, do të shfaqet për herë të parë në një ekspozitë në Rijksmuseum.
Sipas muzeut, ekzistojnë vetëm dy kopje të njohura të këtij objekti, i cili hedh dritë mbi mënyrën si trajtohej seksualiteti dhe prostitucioni në atë kohë.
“Ky është një fragment unik nga historia e intimitetit, që përfaqëson njëkohësisht anët më të lehta dhe më të errëta të shëndetit seksual,” thuhet në deklaratën zyrtare të muzeut.
Detajet grafike në prezervativ janë po aq të habitshme sa edhe materiali: një murgeshë e ilustruar duke ngritur fundin dhe tre klerikë të zhveshur.
Objekti vjen nga një periudhë kur seksi shoqërohej me frikë – nga shtatzënitë e padëshiruara deri te përhapja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, sidomos sifilizi.
Muzeu holandez, Rijksmuseum do ta përfshijë këtë artefakt si pjesë të ekspozitës për seksualitetin dhe prostitucionin në shekullin XIX.