VLEN reagoi për një objekt që është ndërtuar në komunën e Sarajit. Muhamed Elmazi, nga ky koalicion u shpreh se ndërtesa nuk ka leje ndërtimi dhe ka dokumente të falsifikuara. I drejtoi pyetje kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska se në çfarë toke është ndërtuar, në private apo publike?! Elmazi tha se nëse kryetarja do të hesht, VLEN-i do t’i përdorë të gjithë mekanizmat ligjor për personat e BDI-së, ku siç thotë po ndërtojnë pa leje.

“Zonja Arsovska para se të vazhdoni të flisni për ndërtimet pa leje dhe mbrojtjen e interesit publik, përgjigjuni. A do të flisni për ndërtesat e paligjshme dhe perandorinë urbane të miqve tuaj të klanit të BDI-së. A do tu kërkoni vinça për këto raste apo do t’i mbyllni sytë sepse këto janë të partnerëve tuaj politik”, theksoi Muhamed Elmazi, Koalicioni VLEN.