-Ky Inspektorat buron nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, i cili është lex specialis, tha koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti, i cili njoftoi se nuk i mbështesin ndryshimet ligjore në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve, përcjell TV21. Bexheti tha se qëllimi i ndryshimeve ligjore nuk është që punonjësit të marrin rrogat, por të hiqet statusi juridik i Inspektoratit të Gjuhëve.

“Për atë arsye ne nuk jemi duke e votuar. Dhe nuk është e ndershme që të shantazhohen të punësuarit se këta nuk votojnë, prandaj ju nuk merrni rroga. Edhe gjatë miratimit të buxhetit, si organ i veçantë, nuk janë paraparë që të marrin rroga këta inspektorë dhe ky institucion, por u janë paraparë mjete diku tjetër, duke prejudikuar që do të votohet. Nuk është ashtu, buxheti planifikohet në bazë të organeve ekzistuese. Dhe normalisht, nuk do ta kenë mbështetjen tonë për një çështje ligjore që do ta heq statusin juridik, ne jemi të interesuar t’i avancojmë çështjet”, theksoi Bexheti,