“Në çdo moment jeni të vëzhguar”, FSHF paralajmëron tifozët që do jenë në stadium: Ja çfarë është vepër penale

Gjithçka nis me hyrjen në stadium ku përmendet fakti se kushdo duhet të jetë i pajisur me mjet identifikimi. Më pas rikujtohet se nuk lejohet kalimi i pengesave, ndërsa të gjithë do i nënshtrohen kontrollit nga stjuardët.
Vepra penale quhen mbajtja e armëve të zjarrit dhe të ftohta, mbajtja e parrullave që nxisin urrejtje, përdorimi i biletave false dhe futja në fushë. Po ashtu FSHF tregon se gjithë kohës tifozët janë të vëzhguar.