Aktorja e njohur Arjola Demiri ka festuar një moment të veçantë në jetën e vajzës së saj, Helga 18-vjetorin.
Në një postim të ëmbël dhe emocionues në Instagram, Arjola ka ndarë një tortë të zbukuruar me mbishkrimin “Finally legal” dhe një mesazh të ngrohtë, që fton vajzën të shijojë jetën me plotësinë që i takon.
“Bebe, tani 18-tëeee… Merr valixhet, pasaportën dhe udhëto. Shijoje jetën me gjithçka që ke! Ndriço botën dhe përthith veç lumturi. Mos prano asgjë më pak se ç’meriton. Të dashuroj”, janë fjalët që aktorja i dedikoi vajzës së saj, duke e mbushur urimin me dashuri, përkrahje dhe një mesazh të fortë për pavarësinë dhe fuqizimin femëror.