Në konferencë shkencore ndërkombëtare, Instituti për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe pranë UKM shënoi 50 vjetorin e ekzistencës

Në konferencën shkencore ndërkombëtare "Strategjitë për Siguri dhe Mbrojtje: faktor kritik
për paqe të qëndrueshme dhe zhvillim kombëtar", Instituti për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe në
Fakultetin e Filozofisë në Shkup sot shënoi 50-vjetorin e tij. Në konferencë fjalim mbajti
ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila theksoi se shpesh kur flitet
për sigurinë dhe mbrojtjen, fokusi është te institucionet dhe kapacitetet e tyre, te përgatitja
ushtarake dhe civile, por ajo që ndërton paqen dhe stabilitetin është në të vërtetë dija, arsimi
dhe shkenca.
"Arsimi është ajo vija e parë e "mbrojtjes". Ai ndërton kapacitete njerëzore, zhvillon
ndërgjegjësimin për rreziqet dhe stimulon kreativitetin për të gjetur zgjidhje. Në shkolla dhe
universitete formohen liderë të ardhshëm që do të marrin vendime të përgjegjshme, strategë
që do të jenë në gjendje të balancojnë interesat e sigurisë kombëtare dhe të drejtave të njeriut,
studiues që do të krijojnë sisteme dhe teknologji për parandalimin dhe menaxhimin e krizave.
Nga ana tjetër, shkenca është partneri i saj. Ajo ofron mjete për analiza dhe parashikime",
potencoi Janevska.
Ministrja theksoi se sot kërcënimet ndaj sigurisë janë kategori shumë më e gjerë sesa në të
kaluarën, duke pasur parasysh se shpesh përballemi me sulme kibernetike, dezinformim,
ndryshime klimatike, kriza shëndetësore, rreziqe të paparashikuara që mund të rrezikojnë
jetën njerëzore, dhe secila prej këtyre kërcënimeve kërkon përgjigje shkencore.
"Në këtë kontekst, arsimi dhe shkenca janë mjetet tona më të fuqishme. Si Ministri e Arsimit
dhe Shkencës, jemi të vetëdijshëm se paqja e qëndrueshme dhe zhvillimi kombëtar nuk janë
të mundura pa investuar në njohuri, kërkime dhe staf profesional dhe shkencor që do të jenë
në gjendje të njohin, parashikojnë dhe menaxhojnë rreziqet e së ardhmes. Prej këtu
mbështetja për Institutin për Siguri, Mbrojtje dhe Paqe është bartës i rëndësishëm i aktivitetit
kërkimor shkencor në këtë fushë dhe një vend ku bashkohen mençuria akademike dhe nevoja
praktike", shtoi Janevska.
Duke uruar jubileun – 50 vite ekzistencë, ministrja u shpreh se angazhimi i Institutit për
zhvillimin e kapaciteteve kombëtare për analizë, planifikim strategjik dhe bashkëpunim
ndërkombëtar është me vlerë të jashtëzakonshme jo vetëm për komunitetin akademik, por
edhe për institucionet e sistemit dhe për shoqërinë në përgjithësi.
Në konferencë u drejtuan edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, rektorja e
Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" – Shkup, Prof. Dr. Biljana Angellova, Dekani i
Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Oliver Bakreski, udhëheqësja e Institutit për Siguri, Mbrojtje
dhe Paqe, Prof. Dr. Tanja Milloshevska dhe kryetarja e Odës së Sigurisë Private, Verica
Milevska Stefanovska.