Ushtria amerikane ka zhvendosur një numër të madh avionësh furnizimi me karburant në Evropë, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur, thanë dy zyrtarë amerikanë.

Sipas mediave të huaja, ata i thanë Reuters se aeroplanmbajtësja Nimitz po shkon drejt Lindjes së Mesme, megjithëse një zyrtar tha se lëvizja ishte e planifikuar më herët.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Trump ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin mbrojtjen e Izraelit, por nuk ka pranuar të thotë nëse i ka kërkuar Benjamin Netanyahut të ndalojë sulmet ndaj Iranit.

Kujtojmë se Irani dhe Izraeli kanë përshkallëzuar konfliktet gjatë ditëve të fundit, ku kanë sulmuar me raketa, dronë dhe avionë luftarakë njëri-tjetrin.

Izraeli e nisi sulmin me prentendimin se Irani ishte shumë pranë krijimit të armëve bërthamore, çka sipas tyre rrezikonte ekzistencën e paqes në rajon.