Xixëllonjat, simbol i verës dhe magjisë së fëmijërisë për shumë prej nesh, po përballen me një rrezik real zhdukjeje. Një rishikim global paralajmëron se këto insekte të ndritshme, me mbi 2 000 lloje të njohura po zhduken në heshtje dhe me shpejtësi shqetësuese.

Pse po zhduken?

Ekspertët identifikojnë disa arsye kryesore që po kontribuojnë në rënien e popullatës së xixëllonjave:
-Humbja e habitatit për shkak të urbanizimit dhe bujqësisë intensive

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

-Ndotja që po pengon sinjalet e çiftëzimit
-Përdorimi i pesticideve që helmojnë edhe larvat

-Ndryshimet klimatike
Më shumë se thjesht një kujtim nostalgjik

Xixëllonjat nuk janë vetëm një pjesë e fëmijërisë apo verës, ato janë polenizues natyrorë. Për më tepër, ato mbartin një vlerë kulturore dhe historike të pazëvendësueshme.
Zhdukja e tyre nuk do të thotë vetëm humbja e një drite të vogël në errësirë, por edhe humbja e një pjese të trashëgimisë sonë natyrore dhe kulturore.