Medai Shaholli
Një parashikim i saktë situatës para një viti dhe bilanci pas një viti i një qeverie antishqiptare që përdhos dhe poshtëron identitetin shqiptar duke e mbajtur në kushtetutë 20% si shprehje poshtërimi, ku edhe pas një viti nuk u bënë ndryshimet kushtetuese ashtu siç e kam përshkruar unë nje vit më parë se heqja e nofkës së turpit kombëtar të 20% nuk vjen në shprehje nga kjo qeveri antishqiptare me komitë dhe turkomanë.

Dhe ja ku jemi sot si një vit më parë, madje dhe ca më keq.
Për më shumë flet parashikimi im dhe mosbesimi për këte qeveri antishqiptare të përbërë nga komitë dhe titistë të rinj, me turkomanë dhe qylaxhinj që vdesin për një çik pushtet, duke u kapërdisur nëpër korridoret e bordellos qeveritare.
A ishte ky ndryshimi që premtoi VREDI dhe nuk erdhi?
* * * * *

Pse hesht Albini?

Pa dorashka

" "

Qeveria e re e koalicionit të “drzhavës Severna”, e cila pritet të marrë nesër detyrën e re me premier kryekomitin Micko, nuk duket se premton shumë për të ardhmen e qytetarëve sidomos të shqiptarëve që mezi presin ndryshimin.

Por, çuditërisht në krye të ministrisë së komuniteteve etnike vjen një serbomadh si Stoilkoviqi, mik i Vuçiqit dhe i Putinit dhe përkrahës i zjarrtë i politikës së tyre!

Nga ana tjetër, entuziastët e ndryshimit siç janë vredistët nuk kanë mundur ta kundërshtojnë vendimin e shefit të tyre Micko, i cili ka vendosur tashmë se një putinist do të jetë pjesë e qeverisë së koalicionit të ri.
Nga burime të ndryshme bëhet e ditur se anëtari i ri i qeverisë Stoilkoviq, është agjent i BIA-s serbe!

Ndërsa lajmi për putinistin e vockël mori dhenë, Albini në Prishtinë nuk e prish “terezinë” se miqtë e tij vredistë do bashkëjetojnë në Shkup në Pallatin e Bardhë qeveritar me një agjent të sigurimit serb në katër vitet që do të vijnë.
Albin si kryeministër i Kosovës ka të drejtë të reagojë pranë miqve të tij vredistë për këtë skandal të ri në qeverinë e koalicionit, duke i kërkuar tërheqjen e tyre nga koalicioni në emër të atdhetarizmit dhe të dinjitetit kombëtar se nuk do të ulen në një tavolinë pune me një shovinist si Stoilkoviqi!

Por, Albinit nuk i hyn në punë këto mesele se me kë qeveris Micko, por rëndësi ka që VREDI është aty qoftë edhe si kozmetikë para opinionit ndërkombëtar, ku pakica shqiptare përfaqësohet nga vredistët si pjesë e mozaikut të pakicave dhe të multikulturalitetit të “drzhavës Severna”.

Në këtë rast Albini ka zgjedhur të hesht sepse nuk i hynë më në punë VREDI as qëndrimi i tyre për “ndryshim”, pasi ata i duheshin sa për të fituar prestigjin për rolin e tij si liderit rajonal i shqiptarëve si rival i Edvin Ramës.

Pse nuk reagon Albin trimi (ta lëmë Edvinin mënjanë pasi as ai nuk çanë kokën për “maqedonsat” e tej kufirit)
të paktën për t’i sugjeruar miqve të tij të levizjes turkomane VREDI, se nuk duhet të bëhen pjesë e atij koalicion ku brenda saj ka element antishqiptar të politikës hegjemoniste serbe?

Albini nuk e çanë trapin nëse në ndryshimet kushtetuese bullgarët do të hyjnë në preambulën e kushtetutës së “Severnës” si pakica bashkë me shqiptarët dhe të tjerët, ku statusi i shqiptarëve si pakicë e papërfillshme nuk do të ndryshojë.
Ahere, për çfarë ndryshimi e kanë fjalën vredistët pasi nuk ndryshon statusi politik i shqiptarëve në kushtetutë?
Kurse për heqjen e 20% e turpit kombëtar as që bëhet fjalë.

Si duket zhgënjeu edhe Albini me proçkat e tij pro turkomanëve të pabesë.
Aq e kishte kjo punë dhe s’kishte sesi të ndodhte ndryshe, ku në emër të ndryshimit që në fakt ishte lufta e brrylave me Edvinin dhe baba Binit për protagonizëm, ku ky i fundit mbështeti turkomanët e VREDI-t që nga nesër do të bashkëjetojnë në një stan me derra për të “na sjell ndryshimin”!