Më 03.06.2025 rreth orës 14:00 në SPB Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “121” dhe bulevardit “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, një trotinet elektrik ka goditur këmbësoren E.M. (53) nga fshati Dobarcë, rajoni i Tetovës, pas çka personi që e drejtonte trotinetin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në aksident, E.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.
Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga ekipi hetimor i SPB Tetovë.