Skënder MULLIQI
Thonë se turpi nuk qelë varrë askënd, e aq më keq kur turpi shtresohet në ata që duhet dhënë shëmbull të mirë siq janë të zgjedhurit e popullit .Kuvendarët tanë jo që nuk kan turp, po ata turpi I mbulofte që as për 28 herë nuk janë të gjendje të formojnë organet e shtetit .Kjo votë tashmë është diskutabile siq po tregohen jo legjitim turmat e kuvendarëve.Kjo çka po shohom dhe po perjetojë muaj më radhë , ka kaluar qdo kufi të normales, dhe ka shkuan gjendja që populli të dalë masovikisht në protesta .Ajo çka po vezullon muajve të fundit po lë të kuptojmë së këtyre matrapazve politikë nuk po iu hynë aspak në kokë mësimet që do të duhej të nxirrnin nga dhuna politike , jashtë çdo norme demokratike të sjelljës dhe të veprimit , dhe jashtë vullnetit të popullit, që po shkaktojnë plasaritjën e themeleve të shtetit tonë .Ideatorët e veprimeve të tilla në Kuvendin e Kosovës , po paralajmërojnë fiaskon tonë , përderisa grupe kuvendarësh një qelizor më shumë sukses po e dërgojnë vendin në rrugën pa kokë .Por , besoj së populli në do do të tolerojë askend të luaj më shtetin e fituar më shumë gjak.Kjo kolumne të tingëllojë si një diqka së ngjarjët në Kuvend, kan kaluar të gjitha përmasat e të bërit politikë.Kjo nuk është gjë tjetër veq kaos politik i llojit të vet. Ka ardhur koha të këmbëngulim aty ku kemi të drejtë dhe të mos lejojmë që të bëhemi leckë e hazardërve , të cilët e kan shëndrruar organin më të lartë të shtetit në toalet!Dhe shumë kisha dëshiruar që ky pohim mos të këtë vërtetësinë . Këta masturbatorë politik , nuk po ndalën të pasqyra për të parë së sa të padinjitetshëm po tregohën.Me këto veprime po ia plotësojmë dëshirat fashistit serbomadh, Aleksander Vuqiq.Me këto paraqitje në Kuvend po luajmë skenarin më të errët për Kosovën.Nese dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve tanë. Dukuritë e gjaknxehtësisë dhe ndjeshmërisë që u ngjizën ditëve të fundit po e zbehin shumë imazhin e vendit në sytë botës demokratike. Nuk kam për synim të qortoj dikë e të mbaj ligjëratë mbi çfarëdo kodi të mirësjelljes dhe etikës kolektive së shoqëri. Nuk më takon mua ta bëj një gjë të tillë!Ajo ju takon ligjvënësve , të cilët po sillën jashta ligjeve dhe Kushtetutës .Por, e ndiej si obligim qytetar të them shumë fuqimisht se këto ngjarje janë vetëshkatrrim për Kosovën.Prandaj, edhe nuk mund të përjashtohen protestat qytetare.