Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se publiku mund të dalë nga vendet e strehimit pas një vale të re raketash të lëshuara nga Irani mbi Izraelin.
Në një fjalim të mbajtur të shtunën në mbrëmje, Netanyahu u shpreh: “Regjimi iranian nuk ka qenë kurrë më i dobët,” duke shtuar se “kjo është një mundësi për popullin iranian që të ngrihet kundër regjimit”, raporton The Guardian.

Netanyahu iu drejtua edhe drejtpërdrejt popullit iranian, duke thënë: “Unë jam me ju, populli izraelit është me ju.”

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se Irani “i ka kaluar vijat e kuqe duke lëshuar raketa ndaj zonave civile izraelite” dhe paralajmëroi se “Teherani do të paguajë një çmim të rëndë.”

Kjo valë e fundit e sulmeve raketore iraniane ndaj Izraelit vjen si përgjigje ndaj sulmeve ajrore izraelite në Iran, të cilat kishin në shënjestër objekte bërthamore dhe lanë të vrarë komandantë e shkencëtarë.