Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Hamasi po e refuzon ende propozimin e përfaqësuesit të SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, për një armëpushim në Rripin e Gazës.
Sipas Netanyahut, Izraeli do të vijojë me operacionet e tij ushtarake në Gaza, me qëllim kthimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit. Edhe ministri i Jashtëm izraelit reagoi duke akuzuar Hamasin si fajtor për zgjatjen e konfliktit.
Ndërkohë, një zyrtar izraelit është shprehur më herët se qeveria në Jerusalem e konsideron përgjigjen e Hamasit si një refuzim në praktikë të planit për paqe.