Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ashpër ndaj sulmeve iraniane që goditën apartamente në qytetin bregdetar Bat Yam, duke deklaruar se “Irani do të paguajë një çmim shumë të lartë për vrasjen e civilëve, grave dhe fëmijëve”.
Nga vendngjarja, Netanyahu e cilësoi situatën si një “kërcënim ekzistencial” për Izraelin, duke shtuar se vendi i tij është përfshirë në një “luftë shpëtimi” për të ndalur agresionin iranian.
“Ne do të arrijmë qëllimin tonë dhe do t’i godasim me një goditje të vetme”, deklaroi kryeministri izraelit, ndërsa theksoi se sulmet e Iranit ishin të qëllimshme ndaj civilëve.
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit njoftoi se 12 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të viktimave izraelite në 15 që nga momenti kur Irani nisi sulmet hakmarrëse ndaj goditjeve të para izraelite./BBC