Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli ishte në koordinim me Shtetet e Bashkuara përpara sulmit ndaj Iranit.
Netanyahu tha se Trumpi ishte në dijeni të sulmit, teksa tha se veprimet e Shteteve të Bashkuara, janë në dorë të presidentit amerikan.
“Ne u kemi treguar atyre paraprakisht, ata e dinin për sulmin. Çfarë do të bëjnë ata tani, ia lë në dorë Presidentit Trump – ai i merr vendimet e tij në mënyrë të pavarur”
“Nuk do të flas në emër të tij. Ai flet me bindje dhe vendosmëri dhe ka thënë se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, nuk duhet të ketë kapacitete për pasurim”, tha Netanyahu, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se nuk ka pasur asnjë përfshirje apo ndihmë nga SHBA-ja në sulmet izraelite.