Neymar ishte figura tragjike e Santosit në humbjen 1-0 ndaj Botafogos, në javën e 11-të të Serie A braziliane.
Ylli brazilian nuk e përfundoi ndeshjen, pasi u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, i dyti për një tentativë të diskutueshme për të shënuar me dorë.
Në fundin e pjesës së parë, Neymar mori kartonin e parë të verdhë pas një faulli të shkaktuar.
Ndërkohë në minutën e 76-të, ai tentoi të imitonte Maradonën duke shtyrë topin në rrjetë me dorë, gjë që u vërejt nga gjyqtari.
Për këtë veprim, ai u ndëshkua me kartonin e verdhë të dytë dhe u përjashtua nga loja, duke lënë ekipin me 10 lojtarë në një moment vendimtar.
Rezultati ishte ende 0-0 kur ndodhi përjashtimi, por vetëm dhjetë minuta më vonë Botafogo realizoi golin e fitores me anë të Arturos.
Pas ndeshjes, Neymar u pendua dhe kërkoi falje për veprimin e tij, duke pranuar se emocionet e kishin kapluar.
“Dëshira e dëshpëruar për të shënuar më çoi në një gabim. Kërkoj falje shokëve të ekipit dhe tifozëve. Ju lutem, më falni!”, tha Neymar.