Nico Williams tregon klas për shokun e tij të ngushtë: Do të doja që Lamine Yamal ta fitojë ‘Topin e Artë’

Sulmuesi i Athletic Bilbao, Nico Williams, ka folur me fjalë të ngrohta për shokun e tij të skuadrës në Kombëtaren Spanjolle dhe mikun e tij të ngushtë, Lamine Yamal, duke shprehur admirim të madh dhe shpresë për të ardhmen e talentit 17-vjeçar.
Nico dhe Lamine kanë një shoqëri të ngushtë mes vete, derisa sulmuesi i Athletic Bilbao shpreson që Yamal ta fitojë Topin e Artë’
“Lamine është i jashtëzakonshëm. Ai po e tregon këtë çdo ditë,” u shpreh Williams. “Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë për të në këto ndeshje. Po kalon një vit fantastik. Do të doja shumë që ai të fitonte Topin e Artë. Siç i them gjithmonë, duhet të punojë fort që ta arrijë.”
Anësori 22-vjeçar vuri në pah edhe lidhjen e ngushtë që ndan me yllin e Barcelonës, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
“Unë dhe Lamine jemi të ngjashëm, na pëlqejnë të njëjtat gjëra, jemi gjithmonë të buzëqeshur dhe përpiqemi të sjellim energji pozitive tek të tjerët. Shkojmë shumë mirë me të gjithë. Ai është një djalë i shkëlqyer”.
Williams ndau gjithashtu një detaj interesant nga rutina e tij personale që e ndihmon të mbetet i përqendruar gjatë gjithë sezonit.
Që nga koha me ekipin U-19 të Spanjës, ai ka krijuar një zakon të veçantë, vendosjen e objektivave personale në telefonin e tij.
“Çdo vit, në iPhonen tim, shënoj objektivat që dua të arrij për atë sezon. E nisa këtë zakon që në ekipin nën 19 vjeç dhe vazhdoj ta bëj edhe sot. Gjithmonë përpiqem të vendos synime që të rritem si lojtar dhe si person. Për fat të mirë, deri më tani i kam realizuar të gjitha dhe shpresoj të përmbush edhe synimin e radhës që kam shkruar në telefon. Jam vërtet i lumtur”, tha Williams.