Niko Kovac i kërkon drejtuesve të Borussia Dortmund që ta bëjnë prioritet transferimin e Ardon Jasharit

Pavarësisht interesit të madh për blerjen e mundshme të Jobe Bellingham, Borussia Dortmund mbetet e fokusuar edhe te një tjetër mesfushor qendror: Ardon Jashari, sipas raportimeve të gazetarit Sacha Tavolieri.
“Milionerët” e shohin mesfushorin shqiptar si një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri, por përpara se të mund të bëjnë një ofertë konkrete, ata duhet të shesin disa nga lojtarët e tyre aktualë për të liruar fondet e nevojshme.
Shuma e përfolur për këtë transferim është rreth 30 milionë euro, por Borussia Dortmund do të hasë në konkurrencë të madhe.
Trajneri Niko Kovac thuhet se e ka diskutuar tashmë brenda klubit këtë lëvizje, duke e konsideruar Jasharin si një opsion shumë interesant për të forcuar qendrën e mesfushës.
Edhe City futet në garë për Ardon Jasharin, sa shumë top klube pas tij
Lexo po ashtu
Edhe City futet në garë për Ardon Jasharin, sa shumë top klube pas tij
Jashari, i cili është aktualisht nën kontratë me Club Brugge, ka treguar formë të shkëlqyer dhe është një nga mesfushorët më premtues në Evropë, duke bërë që shumë klubet të Ligës Premier dhe Seria A të vihen pas tij.
Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg është 25 milionë euro, duke e bërë këtë transferim të mundshëm një investim të konsiderueshëm për Borussia Dortmundin, i cili kërkon të përmirësojë skuadrën për sfidat e sezonit të ardhshëm.