Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dibër ngriti kallëzim penal kundër I.K. (58) nga f. Rostushë, me vendbanim në f. Bitushë, komuna e Mavrovës dhe Rostushes, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “uzurpimi i patundshmërive”. Në vitin 2024 në lagjen Venec në Dibër, i denoncuari ka uzurpuar tokë shtetërore në atë mënyrë që në parcelë kadastrore ka ndërtuar objekt pa leje përkatëse.TS