SPB Shkup ngriti kallëzim penal kundër V.D. (45) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”. Më 14.06.2025 në Stacionin Policor Aerodrom në Shkup, i denoncuari sulmoi fizikisht një nëpunës policor i cili ishte duke kryer veprime zyrtare.TS