Për shkak të punëve teknike në rrjetin elektroshpërndarës në ditën 02.06.2025 (e hënë) pa rrymë do të mbesin disa pjesë të komunave Gjorçe Petrov dhe Karposh.

Siç kumtoi QRMK-Shkup pas raportimit të marrë nga EVN Maqedoni SHA nga ora 09:00 deri në 12:00, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve: Krste Germov – Shakir, (numrat 30-34) dhe Todor Cipovski – Merxhan (numrat 53-57), në komunën Gjorçe Petrov, ndërsa nga ora 11:00 deri në 15:00, shfrytëzuesit e rr. Franc Preshern nr. 99 dhe objektet e rrrethinës në Komunën e Karposhit.