Urim Saliu
Do më merr kohë ti them ato që humbëm dhe të tjerat që maqedonasit i fituan, me krenarinë e kthyer të tyre.
Njerëzit kanë filluar të grisin imazhin e këtyre që na përfaqësojnë nën diktatin e Mickovskit.Është një rreth I ngushtë I atyre që besojnë dhe që kanë një interes sado të vogël.
Njerëzit e këmishave të bardha ashtu sic është e bardhë jeta e tyre sepse e zezë është e jona, nuk duan tia dijnë për mjerimin social dhe të drejtat e popullit të tyre që po zhbëhen, por ashtu si paraardhësit e tyre të pushtetit të kaluar, atyre u intereson vetëm pushteti dhe si të qëndrojnë aty qoftë edhe pa asnjë kusht.
Qytetet po zbrazen, shporta ka arritur 1100 euro për katër anëtarë , cdo gjë po shkon drejt humnerës ndërsa situatën e bën “ optimiste” vetëm deklarata e krerëve që duan ta bëjnë të bardhë dicka që është e zezë si nata.
Ata kujtojnë se njerëzit nuk e kuptojnë këtë realitet të zymtë , kujtojnë se njerëzit janë kaq naivë sa nuk I kuptojnë mashtrimet e tyre.
Në fakt ka jetë në VLEN vetëm për ata që janë në rrethin e parë të këtij subjekti.Ka edhe për ata që kanë ndrruar shtatë parti deri tani dhe janë palaço të pavlerë dhe njerëz të etur për interesa personale.Kauza kombëtare ka vdekur.Një popull që lejon nënshtrimin deri në këtë pikë, ai nuk meriton të jetë I lirë.