Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” informon qytetarët se ka përfunduar me sukses projektin për servisimin dhe rikonstruktimin e plotë të stacionit të filtrimit në fshatin Lisec – një objekt kyç për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Tetovës gjatë periudhës së dimrit.
Ky projekt, që është realizuar gjatë një periudhe prej një viti, ka përfshirë punime të thella teknike dhe përmirësime të standardizuara, konkretisht:
1. Ndërrimin e të gjitha rjetave teknike,
2. Servisimin e plotë të të gjithë filtrave,
3. Futjen në funksion të të gjithë njësive të filtrimit,
4. Ndërrimin e të gjitha valvulave (shiberave) në sistemin e filtrimit.
Falë këtyre intervenimeve, kapaciteti i filtrimit është rritur nga 80 litra ujë në sekondë në 200 litra në sekondë, duke përmirësuar ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Tetovës në periudhat më të ndjeshme të vitit.
Vlera e këtij investimi arrin në 1.5 milion denarë, dhe është realizuar në tërësi nga buxheti vetanak i Ndërmarrjes “Sharri”.
Përkushtimi ynë ndaj shërbimeve cilësore për qytetarët do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte të reja dhe investime konkrete.
Punojmë me përkushtim sot për garanci të nesërmen.