Keputetët e Kuvendit të RMV-së nuk e mbështetën nismën për ndryshimit e modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi dhe sistem me lista të hapura të kandidatëve. Propozues i nismës, kryetarja e Partisë Liberal Demokrate Monika Zajkova gjatë prezantimit të nismës para deputetëve foli për rëndësinë e vlerësimit të secilës vote njësoj si dhe zgjedhjes së drejtpërdrejt të kandidatëve në lista të hapura. Nisma mori mbështetjen e 19 deputetëve të opozitës. Nevoja për ndryshimin e ligjit, nuk kaloi.

Sipas Zajkovës demokracia do të përparojë nëse ekziston mundësi që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejtë deputetin e tyre përmes listave të hapura.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Pavarësisht se deputetët e tij nuk votuan për, Mickoski më herët gjatë ditës përsëriti qëndrimin se partia e tij është për modelin me një njësi zgjedhore.

“Ja ne jemi për atë që të ketë një njësi zgjedhore dhe të mundet edhe ata të marrin pjesë në një proces të tillë zgjedhor, të mos kemi shpenzime, të mos kemi më shumë njësi zgjedhore…të ketë një dhe të grumbullohen të gjithë votat në një njësi zgjedhore edhe të qytetarëve rezident por edhe të diasporës e cila do të dëshirojë të marrë pjesë”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Paraprakisht nga BDI theksuan se ata mbështesin propozimin për një njësi zgjedhore me lista të hapura, por me prag zgjedhor për deputet prej 3% nga votuesit e regjistruar ose 5% prej votuesve që kanë dalë në votime.