Numri i të papunëve është zvogëluar për 2.3% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, ndërsa është zvogëluar për 8.8% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, njofton Enti i Statistikave, raporton SHENJA.
Meshkujt janë të papunë 59.8% dhe femrat 40.2% të numrit të përgjithshëm të të papunëve. Numri i të punësuarve është rritur. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve 57.6% janë meshkuj, dhe 42.4% janë femra. Rritet pjesëmarrja dhe jo punësimi informal.
Të punësuarit informalisht janë 90 383, që është 10.7% më shumë se tremujori i mëparshëm. Numri më i madh i personave të punësuar informalisht është në sektorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit (47.8%) dhe 16.7% në sektorin e Ndërtimit.
Pikat kryesore
Popullsia aktive, tremujor i parë 2025
Popullsia aktive 795 007 persona
Punonjës 702 410 persona
Të papunë 92 597 persona
Norma e aktivitetit është 52.4
Shkalla e punësimit 46.3
Shkalla e papunësisë është 11.7