Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Tokio, është takuar me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba, të cilin e falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe për përkushtimin ndaj thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në një postim në Facebook, Osmani tha se me Kryeministrin Ishiba kanë diskutuar për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

“Kosova mbetet një partnere e besueshme dhe një zë i përkushtuar në mbrojtjen e paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit — vlera që na bashkojnë me Japoninë” ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar gjithashtu mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në shtetndërtim, integrim ndërkombëtar dhe zhvillim të qëndrueshëm./Indeksonline/