Sulmuesi kuqezi Mirlind Daku do të vijojë të luajë në kampionatin rus, pasi pritet të transferohet te Zeniti.

Raportohet se 27-vjeçari do të përfitojë më shumë se 3 milionë euro në sezon.

Më herët u raportua për interes të disa skuadrave, përfshirë edhe nga kampionati italian, por Daku do të qëndrojë në Rusi.

Sipas mediave atje, lojtari kërkohet me ngulm nga Zeniti, një nga klubet më të mëdha me financa të forta.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Futbollisti e pëlqen idenë e të luajturit për këtë ekip, veçanërisht për kushtet ekonomike, pasi i është premtuar një pagë prej rreth 3.5 milionë euro në sezon.

Përfaqësuesit e të dy klubeve kanë konfirmuar nisjen e tratativave, të cilat duket se janë afër një marrëveshjeje financiare që i kënaq të dyja palët.

Aktualisht Daku fiton nën 600 mijë euro te Rubin Kazan, ndaj në rast transferimi do të përfitonte 6 herë më shumë.

Sulmuesi do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me të drejtë rinovimi. Zeniti numëron 11 tituj kampion në Rusinë e periudhave të ndryshme dhe dikur ishte ndër skuadrat më të fuqishme financiarisht në Evropë, duke transferuar yje të njohur.

Nga ana tjetër, Daku është një lojtar fizikisht i fortë, i njohur për efikasitetin në portë, duke shënuar 15 gola dhe asistuar 6 herë në sezonin e fundit.