Parada e madhe ushtarake, që do të zhvillohet më 3 shtator të këtij viti në sheshin “Tiananmen” të Pekinit, në kuadër të 80 vjetorit të luftës çlirimtare të popullit kinez kundër agresionit të huaj. Wu Zeke, nëndrejtori i Zyrës Drejtuese të kësaj parade, në një konferencë shtypi të organizuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës tha se të gjitha armatimet në këtë paradë janë aktualisht në shërbim të forcave ushtarake kineze. Krahas brezit të ri të armëve tradicionale, do të paraqitet edhe një pjesë armatimesh të reja, si ato inteligjente pa drejtues, nënujore, për mbrojtjen kundër sulmeve kibernetike dhe elektronike, hipersonike etj.