Paralajmëron Rusia: Ndërhyrja e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran, do të çojë në një përshkallëzim të tmerrshëm

Kremlini thotë se ndërhyrja e SHBA-së në konfliktin Iran-Izrael do të çojë në një ‘spirale të tmerrshme përshkallëzimi’.
Çdo ndërhyrje nga Shtetet e Bashkuara në konfliktin midis Iranit dhe Izraelit do të çonte në një “spirale të tmerrshme përshkallëzimi”, sipas një deklarate të zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.
Izraeli argumenton se sulmi i tij i gjerë ndaj udhëheqësve më të lartë ushtarakë të Iranit, shkencëtarëve bërthamorë, objekteve të pasurimit të uraniumit dhe programit të raketave balistike është i nevojshëm për të parandaluar Republikën Islamike nga zbatimi i planit të saj të deklaruar për të shkatërruar shtetin hebre.
Irani u përgjigj duke lëshuar mbi 400 raketa dhe rreth 1,000 dronë kundër Izraelit. Deri më tani, 24 persona janë vrarë në Izrael dhe më shumë se 500 janë plagosur.