Shqipëria po përballet me Serbinë në “Air Albania” në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2026.
Gjatë minutës së 10-të, pati një ndërprerje të vogël, gjatë një këndoreje të Serbisë.
Mesfushori serb, Sasa Lukic ankohej se ishte goditur në kokë.
Kjo çoi që gjyqtari i ndeshjes italiani Massa t’i kërkojë Berat Gjimshitit të këshillojë tifozët shqiptarë në tribuna.
Rezultati momental i ndeshjes është 0-0, pas më shumë se 15 minutave lojë në “Air Albania”.