Miliarderi Pavel Durov, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Telegramit, planifikon që pasurinë e tij t’ua lërë fëmijëve të tij, të cilët janë mbi 100 – përfshirë gjashtë me tre partnere të ndryshme dhe më shumë se 100 të konceptuar përmes dhurimit të spermës.
Durov dëshiron që fëmijët e tij të presin 30 vjet para se të kenë qasje në pasurinë e tij prej 13.9 miliardë dollarësh dhe nuk bën dallim mes fëmijëve të konceptuar natyrshëm dhe atyre përmes fekondimit in vitro (IVF).
Në një intervistë për “Le Point”, Durov deklaroi se është baba zyrtar i gjashtë fëmijëve me tre partnere të ndryshme dhe se ka filluar të dhurojë spermë para pesëmbëdhjetë vitesh, që nga atëherë ka mbi 100 fëmijë në këtë mënyrë.
“Dua ta sqaroj se nuk bëj dallime mes fëmijëve të mi: ka të tillë që janë konceptuar natyrshëm dhe të tjerë që vijnë nga donacionet e mia të spermës. Të gjithë janë fëmijët e mi dhe të gjithë do të kenë të njëjtat të drejta,” deklaroi ai për gazetën franceze.
Tajkuni 40-vjeçar është i njohur për sjelljen e tij provokuese, përfshirë edhe rastin kur uroi Pashkët për 11.1 milionë ndjekësit e tij në Telegram me një foto pa bluzë.
Ai tha se çdo mëngjes bën 300 pompa radhazi, të ndjekura me 300 ushtrime barku, duke shmangur alkoolin, kafenë dhe çajin.
“Së fundmi e kam shkruar testamentin tim. Vendosa që fëmijët e mi të mos kenë qasje në pasurinë time derisa të kalojnë tridhjetë vjet, duke filluar nga sot”, tha ai.