Anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës janë deklaruar lidhur me një mundësi koalicioni me partinë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizjen Vetëvendosje.

Enver Hoxhaj, mbrëmë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, tha se e mbështet një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Megjithëse, i njëjti nuk komentoi nëse do ta mbështeste një koalicion të tillë edhe me Albin Kurtin kryeministër, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk dua të lëshohem në një skenar të tillë, me Kurtin kryeministër apo me Bedri Hamzën kryeministër. Natyrisht se ne do ta pranonim me çdo kusht që Bedriu të jetë kryeministër, por këto janë tema që do t’i zgjidhim kur të ulemi në tavolinë”, tha Hoxhaj në Klan Kosova.