Më 01.06.2025 në orën 22.00 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm „Sh.Naum Оhridski“ Shkup është denoncuar se u është sjellë me lëndime nga shpimi I.А.(38) nga Shkupi. Sipas denoncimit, rreth orës 21.45 para një klubi fitnesi në zonën e Çairit të Shkupit, ai dhe vëllai i tij A.A. (32) u përpoqën të ndanin tre persona që po përlesheshin fizikisht, me ç’rast u sulmuan me një send të mprehtë. Në atë rast, edhe A.A. (32) pësoi plagë nga shpimi dhe u transferua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ku iu ofrua ndihma mjekësore. Lidhur me ngjarjen, më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Sh. Naum Ohridski” në Shkup për kontroll është lajmëruar edhe B.R. (25) nga Shkupi dhe në një bisedë zyrtare deklaroi se ishte sulmuar nga A.A., përderisa vëllezërit I.A. dhe A.A. ishin sulmuar nga B.S. dhe A.S. Është kryer këqyrje e vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup dhe po aty është gjetur një materie pluhurore e bardhë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS