Policia në Pogradec ka arrestuar një shtetase kineze dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, një apartament që e kishin marrë me qira në këtë qytet.

Në kuadër të operacionit të koduar “Last night” u vu në pranga shtetasja H. F., 61 vjeçe, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Falsifikimi i monedhave”, ndërsa shtetasja tjetër, C. L., 46 vjeçe, banuese në Kinë, u shpall në kërkim. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e apartamentit, shtetasin L. Xh., 33 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të valutave të ndryshme, kartëmonedha lekë të dyshuara të falsifikuara, që iu gjetën shtetases së arrestuar dhe 4 celularë.